Shumicës prej ambasadorëve të Kosovës u ka skaduar mandati dhe një reformim në shërbimin diplomatik po pritet të përmbyllet së shpejti.
Kjo meqë, presidenti Hashim Thaçi tashmë ka nxjerrë disa dekrete për tërheqje dhe emërime të ambasadorëve.Por është ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli që assesi nuk po pajtohet me disa nga dekretet për tërheqje të ambasadorëve të marra nga presidenti Thaçi.
Mosmarrëveshje sipas një njoftimit nga MPJ, edhe zëvendësministri Besnik Hoti ka kundërshtuar emërimin e Edon Canës si ambasador në Bullgarri.