Site icon PrishtinaPress

Pacolli: Duke e dëgjuar popullin, Kosova asnjëherë s’ka qenë më mirë sesa me këtë qeveri

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, para deputetëve në kuvend, është shprehur se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më mirë sesa me këtë qeveri.

“Duke dëgjuar fjalimet e opozitës, sipas tyre Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë punë të mirë, por duke e dëgjuar popullin asnjëherë Kosova nuk ka qenë më mirë sesa me këtë qeveri. Kur kjo qeveri e filloi mandatin e saj, gjendja nëpër ministri në përgjithësi ishte e rëndë. Borxhe, punë të pakryera, projekte gjysmake, e paplanifikim të mirëfilltë, korrupsion, nepotizëm e shumëçka tjetër”, tha ajo.

Pacolli tutje u shpreh se në atë kohë, Ministria e Bujqësisë ka qenë në gjendjen më të rëndë.

“Ministria e Bujqësisë ishte ministria që ishte në gjendjen më të rëndë. E ngulfatur nga borxhet, kishte shumë raste korruptive, zyrtarë të shumtë nën hetime, të akuzuar për marrjen të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. E rezultati ishte ‘bujqësi e pazhvilluar e fermerë buzë dështimit që nuk nxjerrnin dot as investimet e tyre”, u shpreh tutje ai./PrishtinaPress/

Exit mobile version