Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka njoftuar se që nga fillimi i vitit të ardhshëm do të punësohen qindra punëtorë në fabrikën e këpurdhave “Iringi” në Lipjan.
“Ndërtimi po ec me hapa të shpejtë. Këtu investohen mbi 7 milionë euro. Kjo fabrikë do të prodhojë mbi 6000 kg në ditë. I gjithë kapaciteti është planifikuar për eksport. Kjo fabrikë do të punësojë qindra punëtorë që nga fillimi i vitit të ardhshëm. #ARK, 20 për qind zgjidhja e vetme për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.