Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka folur sot sërish për demarkacionin.
Sipas Pacollit nuk po shkon krejt sipas planit, pasi që kishte shpresuar se dje do të ndodhte seanca për miratimin e marrëveshjes më Malin e Zi.
“Unë dua të besoj se çdo moment është i mirë për miratimin e këtij dokumenti, i cili na ka lënë peng edhe neve këtu edhe qytetarët e Kosovës”, theksoi Pacolli.