Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka shkruar në Facebook në lidhje me mostakimin e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama.
Rama ka kritikuar ashpër Kryeministrin e Kosovës, duke thënë se dikush po tenton ta denigroj figurën e Edi Ramës.
Tutje Pacolli është shprehur se “është e papranueshme që një kryeministër i rëndsishëm si Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe homologu i tij kosovar të mos ketë kohë për një takim qoftë edhe të shkurtër!”
E plotë:
Shqiptarët shquheshin për mirësinë dhe mikpritjen e tyre, veçanërisht në shtëpitë e tyre.
Është e papranueshme që një kryeministër i rëndsishëm si Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe homologu i tij kosovar të mos ketë kohë për një takim qoftë edhe të shkurtër!
Unë jam i shqetësuar se dikush në Kosovë po tenton të denigroi figurën e Edi Rames.
Për këtë të fundit kam vetëm një pyetje, kush ishte lideri i fundit shqiptar, ballkanik apo botëror që publikisht, duke e parë në sy mikpritësin e tij, në Beograd, përseriti disa herë se “Kosova është shtet i pavarur”!!!!
Kryeministër Rama, Kosova dinjitoze i di vlerat e tua!!!