3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli: Dialogu do të ketë një kontratë paqeje me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se deri më tash Kosova nuk ka asnjë notë verbale se ndonjë shtet ka tërhequr njohjen.

Ai thotë se Serbia është duke shpenzuar shumë e gjithçka për pengimin e Kosovës për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë.

Pacolli, në intervistë flet edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje të mundshme.

Sa i përket dialogut ai ka thënë se ky proces do të përfundojë më njohje mes Kosovës dhe Serbisë, e që do t’i mundësojë Kosovës anëtarësimin në OKB.

“Unë e shoh që me përfundimin e dialogut do të ketë një kontratë paqeje në bazë të së cilës Serbia do ta njoh Kosovën dhe Kosova do ta njohë Serbinë. Kështu që nuk do të ketë asnjë arsye që dikush kudo qoftë në Këshill të Sigurimit apo diku tjetër të pengojë integrimin e Kosovës”, është shprehur Pacolli.

Pacolli ka thënë se Kosova këtë vit do të anëtarësohet në INTERPOL, ndërsa vitin e ardhshëm në UNECO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img