Site icon PrishtinaPress

Pacolli: Çka bëj unë me një telefonatë, Ministria e Jashtme nuk e bën për 10 vjet

Derisa ka njoftuar për dy njohje të reja për Kosovën, Behgjet Pacolli i AKR-së ka folur për punën e Ministrisë së Jashtme duke i kritikuar rëndë.

Pacolli tha se vetë ai bën punë më të madhe se MPJ-ja, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Një po ju them. Sot nuk po du të jem arrogant por mund të ju them se krejt ministrinë e jashtme në njërën dhe unë në anën tjetër, unë po bëj punë më të madhe se krejt ata. Nuk po quhem arrogant. Atë që mundem të arrit unë, këta në Ministrinë e Jashtme iu duhen 10 vjet”, ka thënë ai në ATV.

Për ta thelluar edhe më tepër kritikën, Pacolli tha se atë çka Ministria e Jashtme s’mund ta bëjnë, ai e bën vetëm me një telefonatë.

”Po e shoh që nuk kanë aftësi të bëjnë atë që unë e bëj me një telefonatë. Unë i kam 72 vjet dhe nuk jam i rastit. Kam ardhur ndalëgadalë. Në rrugëtimin tim që e kam bërë nuk është një gjë që e mëson dikush por është e lindur. Që gjithmonë të respektosh dikën. Gjithmonë ta shtrish dorën. Miqtë e mi nuk i kam demoralizuar kurrë në jetë dhe i kam ruajtur si sytë e ballit”, shtoi ai. /Reporteri.net/.

Exit mobile version