Deputeti Behxhet Pacolli ka bërë një pretendim se një ditë para zgjedhjes së Presidentes së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, në prani të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani, ka biseduar me Milan Radojçiqin në telefon dhe se aty është “është peshku një deputet” referuar një vote për presidenten.
“Unë kam pasur një telefonatë me zotëri Radojçiq, një ditë para zgjedhjes së Presidentes, këtë e din edhe Presidentja edhe kryeministri Albin Kurti, sepse telefonata është bërë në praninë e tyre. Është një telefonatë e tillë ka qenë sepse unë nuk mundem të gënjej, është shiku që të gjendet edhe një deputet dhe aty është peshku edhe një deputet praktikisht”, ka thënë Pacolli për Tëvë 1.