7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Pacienti duke luftuar me vdekjen në krevat, infermierja përfshihet në konflikt me të birin (VIDEO)

Derisa një 79-vjeçar po luftonte me jetë në krevatin e spitalit “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, infermierja përgjegjëse u përfshi në një konflikt verbal me të birin e pacientit, Engjëll Peci.

Më 3 mars të 2024-ës, babai i Engjëllit, Xhafer Peci, vdiq në po atë krevat, mbi të cilin, për një kohë ishin dëgjuar edhe sharjet e ofendimet e infermieres, në një anë, dhe lutjet e të birit, në anën tjetër. Sulmi në tru, i cili u bë shkak i vdekjes së Pecit, i kishte ndodhur në shtëpi dhe djemtë e tij e kishin kontaktuar menjëherë emergjencën e spitalit. Mirëpo, meqë emergjenca ishte vonuar, ata u detyruan të merrnin një taksi dhe të drejtoheshin për në spital, raporton Kiks Kosova.

Për t’u kthyer te ngjarja e filmuar, Peci kishte insistuar që infermierja t’ia bëjë matjet e shtypjes së gjakut babait të tij, meqë sipas tij, shtypja kishte shkuar deri në 200, ndërsa infermierja po i thoshte se është numër më i vogël, konkretisht 160.

Në një hallakamë emocionesh, dhimbjen se po e humbiste babanë dhe irritimin nga mostrajtimi i duhur në spital, Peci kishte vendosur që t’ia bënte matjen edhe vetë.

Ndonëse ishte i sigurt që aparati i tij po e tregonte të vërtetën, një copëz e tij vendosi t’i besojë infermieres dhe shkoi që të blejë një aparat të ri, i cili i tregoi të njëjtën vlerë.
200 i kishte shkuar shtypja e gjakut piktorit mitrovicas.

Se ato momente të tmerrit ishin të filmuara, infermierja e kishte marrë vesh nga vëllai i Engjëllit, djali tjetër i piktorit, Xhafer Peci. Ky informacion e solli edhe një person tjetër në dhomë. Ishte shefi i repartit të Neurologjisë, Nuhi Raci, i cili sipas rrëfimit të Engjëll Pecit, i kishte kërcënuar se nëse dilte video, do t’ua nënshkruante largimin e menjëhershëm të babait nga spitali.

Duke e theksuar se nuk është ekspert mjekësor dhe akuzat e tij lidhur me përshkrimin e terapisë mund të jenë edhe të pabazuara, Engjëll Peci hedh dyshime se terapia ishte gabim dhe, sipas tij, do të duhej të ishte në intensivë.

Madje, këtë e mbështet te krahasimi me një pacient tjetër.

Sipas tij, pacienti tjetër i cili mund të hante edhe pula dhe ishte me vetëdije të plotë, kishte terapinë e njëjtë me babanë e tij, i cili kishte gjendje jostabile shëndetësore.
Rrëfimi i mësipërm ishte ngjarja nga dhoma e spitalit brenda repartit të Neurologjisë në spitalin e Mitrovicës por tmerri për familjen Peci filloi që nga momenti kur gjendja e kryefamiljarit të tyre u përkeqësua, duke pësuar sulm në shtëpinë e tyre dhe tentimi i djemve për të kontaktuar numrin e emergjencës.

Emergjenca nuk iu erdhi, babanë e dërguan me një taksi në spital.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img