0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Pacientët me infarkt akut, nis realizimi i marrëveshjes së nënshkruar mes Kryeqytetit dhe SHSKUK’së

Ka nisur realizimi i marrëveshjes për bashkëpunim të nënshkruar mes kryeqytetit dhe SHSKUK’së.

Sot ka nisur zbatimi i projekt pilotit përmes së cilit pacientët e rajonit të Prishtinës që pësojnë infarkt akut të miokardit në kohë rekorde do të marrin trajtimin në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë Invazive, përkatësisht do të sjellen direkt në koronarografi dhe stentim, pa shkuar në Klinikën Emergjente.

Nisjen e reazlimit të këtij pilot projekti, nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj e cilësoi shumë të rëndësishëm dhe tha se do të ofrohen të gjitha kapacitetet mjekësore dhe infrastrukturore për të zbatuar këtë projekt jetik për pacientet.

Ndërsa, drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, tha se përmes Klinikës së Kardiologjisë do të mundësojë që pacientët që pësojnë infarkt të miokardit do të sjellin direkt në Kardiologji Invazive nga Enti i Urgjencës së Komunës së Prishtinës, duke shfrytëzuar kohën që në mjekësi njihet si koha e “artë” në reagim të shpejtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img