Site icon PrishtinaPress

Pacientes i largohet tumori 10kg në Spitalin e Pejës

Një paciente e gjinisë femërore e moshës 39 vjeçare është operuar me sukses në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, duke ia larguar një tumor të peshës prej 10 kilogramëve.

Pacientja e diagnostifikuar me tomor të vezorëve për më shumë se 1 vit ka kërkuar shërim në shumë Institucione shëndetësore publike e private, por asnjëri nga këto Instutucione nuk ka marrë përsipër të kryej intervenimin kirurgjikal për shkak të vlerësimit se tumori është i paevitueshëm, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

“Duke parë gjendjen e pacientës që tumori i shkaktonte probleme të tjera shëndetësore si tromboza në pjesën e ekstremiteteve të poshtme, probleme në organet e tretjes, presion në mushkëri duke i shkaktuar probleme me frymarrje dhe probleme me organe të tjera në pjesën abdominale në konslutim me familjarët e pacientës, Mjeku që trajtoj rastin Dr.Rifat Dreshaj pas konsultimeve edhe me Mjëkët e tjerë vendosën që të bëjnë përpjekjen e fundit për këtë paciente që ishte intervenimi kirugjik.

Ekipa  e Mjekëve Specialist Dr.Rifat Dreshaj – Kirurg, Dr.Ramadan Daci – Gjinekolog Obstetër, Dr. Gëzim Devolli – Kirurg dhe Dr.Besim Kastrati Anasteziolog, së bashku me ekipin e teknikëve të Anastezionit dhe Instrumentarëve kanë kryer me sukses operimin duke larguar në tërësi tumorin dhe ka bërë rekonstruksionin e zorrëve”, thuhet tutje në njoftim.

Operacioni është kryer me datë 19.07.2022 dhe pacientja është ende në kurim në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e saj është e mirë, ka njoftuar ky spital.

Exit mobile version