Site icon PrishtinaPress

Paçarizi: Zgjedhjet në veri janë të gjykuara të dështojnë, mund të përsëriten siç tha Vuçiqi

Opinionisti Rrahman Paçarizi është shprehur se zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore janë të gjykuara të dështojnë.

Ai tha se legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve është kontestuar paraprakisht, teksa shtoi se ekziston rreziku që të njëjtat të përsëriten në qershor, ashtu siç ka thënë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Duhet ta kemi të qartë se këto zgjedhje janë të gjykuara të dështojnë, sepse legjitimiteti i tyre është i kontestuar paraprakisht, sepse ne e dimë se cila është mbështetja për Listën Serbe, a është nga frika apo nga mos pranimi i shtetit të Kosovës, kjo është punë tjetër”.

“Por rezultati do të jetë i tillë i cili do t’i ketë dy rreziqe, një rrezik janë tensionet, sepse veriu është problematik dhe rreziku i dytë është që këto zgjedhje të përsëriten diku në qershor siç tha edhe Vuçiqi dhe ky do të ishte një ‘public shame’ për Republikën e Kosovës”, tha Paçarizi në Rubikon.

Paçarizi shtoi se shteti i Kosovës është treguar konstruktiv në organizimin dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Shteti i Kosovës është treguar shumë i matur dhe konstruktiv, madje KQZ-ja ka bërë edhe shtyrje të afatit për certifikimin e kandidatëve me shpresën se aneksi i marrëveshjes e Ohrit do të krijonte kushte për mbajtjen e zgjedhjeve”. Kuptimi i këtyre zgjedhjeve është nëse do të arrinin të prodhonin institucione efektive që do t’u përgjigjeshin nevojave të qytetarëve dhe do t’i rivendosnin institucionet e Kosovës në veri” tha Paçarizi.

 

Exit mobile version