-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Paçarizi: Sulmi në Banjskë nuk është shfrytëzuar politikisht nga Qeveria e Kosovës

Opinionisti Rrahman Paçarizi u shpreh se Kosova humbi një mundësi për të shfrytëzuar politikisht ngjarjet e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Paçarizi argumenton se ky incident duhej të ishte përdorur në mënyrë më strategjike për të forcuar pozitën e Kosovës si në rajon ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Ka qenë një fatkeqësi sepse ka qenë diçka shumë e rrezikshme që ka mundur t’i ndodhë shtetit të Kosovës, por është shndërru në fitore edhe duke iu falënderuar punës dhe profesionalizmit të Policisë së Kosovës, por unë mendoj se politikisht nuk është shfrytëzuar, nuk po them që të përfitohet mbi një situatë të caktuar, por ky ka qenë agresion i Serbisë ndaj Kosovës, prandaj Kosova e ka pasur të drejtën edhe morale çdo të drejtë tjetër që ta kapitalizonte këtë rast kur arriti ta zmbrapste një agresion nga Serbia”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img