Opinionisti Rrahman Paçarizi ka kritikuar deklaratat e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, pas përfundimit të zgjedhjeve, duke i cilësuar ato si përçarëse për shoqërinë.
Gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Paçarizi tha se Kurti është duke ndjekur modele të liderëve të rajonit në përpjekje për të konsoliduar pushtetin.
“Kurti ka dashur të ndjek dy modele: modeli i parë i tij është Edi Rama për punë pushteti, dhe Vuçiqi në Serbi që ka pushtet kaq të madh. Këtij i është dukur vetja që s’po mundet të hyjë në atë treshen e baballarëve të Ballkanit, dhe ky prandaj ka kërkuar njëjtë si Edi Rama që kërkonte në zgjedhjet e kaluara, e dua krejt tepsinë. Dhe për ta mbërri këtë, ky po kujton, duke mos e ditur në çka po rrëshqet, e unë nuk po guxoj të them se në çka po rrëshqet… Se kur i ndan njerëzit, kur thua ata janë më pak të vlefshëm, ata janë hajavana, ata jetojnë në kohën e hajvanatit, është sikur të thuash ata janë hebre. Kjo është ndarje e madhe e shoqërisë”, tha Paçarizi në “Rubikon” të Klan Kosovës.