Opinionisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për të arriturat e Kosovës për vitin 2023.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se Kosova nuk qëndron mirë në diplomaci.
“Në vitin 2023 , statusi i është degraduar skajshmërisht Kosovës në planin ndërkombëtar dhe diplomaci, është degraduar skajshmërisht”.
“Gjatë vitit 2023 nuk është përmendu, në diskursin diplomatik ndërkombëtar, zgjidhja përfundimtare me Serbinë apo fundi dialogut. Por është përmendur në vend të kësaj një njohje de-facto”, ka thënë Paçarizi./Klankosova.tv