Opinionisti, Rrahman Paçarizi, ka thënë se shoqëria shqiptare, vazhdon të mbetet e mbyllur, specifikisht duke mos pranuar të diskutojë për problemet e shëndetit mendor.
Rast konkret në Rubikon, mori faktin sesi në shoqërinë e ditëve të sotme në vend, ka ende persona të cilët turpërohen të këshillohen nga një psikolog, transmeton klankosova.tv.
”Shoqëria jonë është ende një shoqëri që është e mbyllur, jo konservative, sepse konservative për mua është pozitive, por shoqëri e mbyllur që nuk pranon për problemet që i ka. Një shoqëri që priton me shku tek psikologu, se i vjen marre me u këshillu me psikologun, pavarësisht nga telashet që i ka. As në familje, por as jashtë familjes, nuk do me i diskutu problemet. E këto probleme pastaj shtresohen”.
”Nga rastet që i dhatë, tash mua mu rikthyen në memorie ato çka kanë ndodhë. Dhe secili prej tyre është rast i veçantë”.
Ai e shfaqi tejet problematik madje faktin që sesi dhuna, është konsideruar si e mirëqenë në familjet shqiptare, për të cilin fenonem thotë se ka ekzistuar gjithmnë, por nuk është denoncuar.