Site icon PrishtinaPress

Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje

Analisti Rrahman Paçarizi, e ka komentuar deklarimin e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se shteti i pavarur i Kosovës është projekt i përkohshëm.

Paçarizi theksoi se ta shohësh vendin tënd si shtet i përkohshëm është ‘kriminale’, duke aluduar për Aliun.

Ai shtoi se ministri Aliu duhet ta mendojë kërkimin e faljes ose dorëheqjen.

“Së pari ka vite që unë e sulmoj këtë idenë e trajtimit të Kosovës, si shtet i përkohshëm, si vend i përkohshëm, sepse shteti i përkohshëm është si banesa me qira, nuk mundesh me ble ose të investosh. Me pa shtetin tënd si shtet i përkohshëm është goxha kriminale aq më tepër kur një gjë të tillë e thotë një ministër i një partie që e qeverisë vendin”, ka thënë Paçarizi, i ftuar në InfoMagazine në Klan Kosova.

Ai theksoi se mendon që ky nuk është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës dhe i Lëvizjes Vetëvendosje,

“Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet për ta forcuar shtetin e Kosovës, në secilën lëvizje që e ka bërë kjo qeveri pasi e ka marrë mandatin, se Kosovës po vjen i era shtet”.

“Për mua krejtësisht e papranueshme. Mendoj që ministri Aliu, mendoj që duhet të kërkojë falje ose të jap dorëheqje”, theksoi Paçarizi.

Exit mobile version