Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se njerëzit që e votojnë Lëvizjen Vetëvendosje janë të manipuluar.
Paçarizi tha se votuesit e VV-së janë aq të manipuluar saqë “votojnë çka do që ofron Albin Kurti”.
“Mjafton që konstatojmë se mjafton se është Albin Kurti aty, është dëshmuar që mjafton. Albin Kurti ka manipuluar në vitin 2020 e 2021, madje në vitin 2021 s’ka qenë fare në listë dhe thuhet se është njeriu më i votuar në Kosovë”.
“Nuk ka nevojë të ketë deputetë të VV-së, pasi njerëzit që duan ta votojnë VV-në janë aq të manipuluar saqë votojnë çka do që ofron Albin Kurti. Albin Kurti mund të shkruaj emra të pemëve në listë dhe njerëzit do ta votojnë”, tha Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova.