Site icon PrishtinaPress

Pa zgjidhjen e problemeve jetike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nuk ka marrëveshje stabile edhe afatgjate në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë

Pa zgjidhjen e problemeve jetike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nuk ka marrëveshje stabile edhe afatgjate në mes të Republikës së Kosovës  dhe Serbisë, rrjedhimisht as paqe në rajon.

Veprimtaria ime politike, përfshirë edhe kuadrin e politikave rajonale, ndër vite, ka qenë kryesisht me thirrje drejt shtetit të Kosovës për përfshirjen e Luginës së Preshevës, në dialogun në Bruksel.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian, diplomati Miroslav Lajčàk, gjatë qëndrimit në Kosovë dhe deklarata e tij rreth çështjes dhe përfshirjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, shpërfaq politikat amatore të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës ndër vite e deri më sot. Ndërsa, mbetet dëshpërues fakti që edhe pas kaq vitesh jemi në pikën zero!

Nëse, “kjo temë asnjëherë nuk është propozuar zyrtarisht apo formalisht”, siç kemi menduar; nga kush mbetet Lugina e Preshevës të kërkojë ndihmë, përfshirje në dialog a normalizim të jetesës!?, ka shkruar Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës.

Exit mobile version