1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

“Pa titull” vlerësohet për fuqinë artistike në garën e artistëve të rinj

Stoli i drunjtë gjysmë i djegur mëton të përçojë mesazhin për jetën e përditshme dhe problemet sociale me të cilat përballet Kosova.

Ky instilacion i emërtuar “Pa titull” i artistit Agron Blakçori u zgjodh fitues në edicionin e parë të ekspozitës “Artistët e rinj”, të cilin e organizon Galeria Kombëtare e Kosovës. Blakçori është fitues i çmimit që kap vlerën prej 10 mijë eurosh me të cilat ai do të shkojë në një rezidencë artistike në Evropë.
Blakçori bashkë me Jetullah Sylejmanin, Luan Bajraktarin, Bujar Sylejmanin dhe grupin “Haveit” ishin pesë finalistët e përzgjedhur nga 29 sa kishin konkurruar. Juria e përbërë nga artistët Sislej Xhafa, Adrian Paci dhe Maksut Vezgishi, të enjten, në ceremoninë që zuri vend në GKK, shpalli emrin e fituesit. “Fuqia” dhe “angazhimi i veprës” janë arsyet që juria përzgjodhi instilacionin e Blakçorit. KOHA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img