Dua Lipa dukej e jashtëzakonshme e veshur me një fustan transparent në premierën e filmit “Barbie” në Los Angeles të dielën.
Artistja shqiptare e cila së fundmi shijoi pushimet me të dashurin e saj në Greqi, luan rolin e Sirenës Barbie në këtë film.
Ajo iu bashkua anëtarëve të tjerë të kastit në Shrine Auditorium, e veshur me një fustan të rikrijuar nga kukulla Mattel e vitit 1960.
Fituesja e çmimit “Grammy” parakaloi mbi tapetin rozë të premierës e veshur me një fustan transparent pa mëngë dhe me plot shkëlqim.










