Site icon PrishtinaPress

Pa shikues, sot luhet derbi i madh i basketbollit kosovar

Në mesjavë, përkatësisht sot do të zhvillohen dy ndeshje të mbetura në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në kryeqytet do të përballen Prishtina dhe Peja, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, në sfidën e mbetur të xhiros së 15-të.

Prishtinasit kanë 11 fitore e pesë humbje, kurse pejanët 12 fitore e katër humbje, andaj pritet një takim shumë interesant. Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëvee.

Sot do të zhvillohet edhe përballja mes Yllit dhe Prizrenit, në kuadër të xhiros së 11-të.

Ylli është në një formë të jashtëzakonshme me 11 fitore pas katër humbjeve që kishte në fillim, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore dhe dhjetë humbje.

Java 11

E mërkurë

17:00 Ylli – Ponte Prizreni

Java 15

19:00 Prishtina – Peja

/Prishtinapress/

Exit mobile version