-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pa njoftim paraprak për dëshmitarin, mbaron seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Ndonëse ishte në sesion privat për publikun, seanca e sotme në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka përfunduar pa ndonjë njoftim paraprak nëse dëshmitari Dejan Jeftiq ka mbaruar dëshminë e tij apo do ta vazhdojë edhe nesër.

Ndryshe, gjatë kohës sa ishte seanca në sesion publik, ky dëshmitar është marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe.

Keohe pyeti dëshmitarin për periudhën kohore para arrestimit të pretenduar të tij së bashku me dy serbë të tjerë nga shqiptarë me uniforma të zeza.

Disa pyetje këtij dëshmitari iu parashtruan pa njoftim paraprak në sesion privat për publikun dhe me përmbajtje të redaktuar.

Pas përfundimit të pyetjeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), pyetjet për dëshmitarin Dejan Jeftiq ka filluar që t’i parashtrojë mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Keohe, dëshmitari tha se pas një incidenti në fshatin e tij kur po largoheshin nga aty kishte takuar Bajram Morinën dhe grupin e tij i cili i kishte gjuajtur me armë.

“Kur filluam të ia mbathnim që nuk mund të kthehemi në fshatin tonë Muvlan, kur ishim në pyll u afruam në fshatin Stravuçinë dhe në atë moment pamë një grup ushtarësh të UÇK-së. Në këtë momente, Bajram Morina kur na pa që po ecnim në atë drejtim na tha se çfarë ka ndodhur, në atë moment unë iu përgjigja në shqip ‘duhet të shpëtojmë gratë dhe fëmijët që janë atje poshtë sepse ishte edhe koha që korreshin kulturat bujqësore dhe në atë momente çfarë ndodhi, filluan të na gjuanin me armë. Ne ishim rreth 350-400 metra larg, ishte një përrua atje dhe nuk donim që të kalonim magjistralen dhe të kalonim nga Reçana drejtë Vuçinës së vjetër dhe plumbat me kalonin nga të gjitha anët, mbase mua me dukeshin nga frika apo mund të ketë ndodhur në realitet”, ka thënë Jeftiq.

Ndërsa, avokati Keohe duke cituar deklaratat e dëshmitarit të dhënë për ZPS-në i tha atij se grupin e Bajram Morinës i kishte quajtur terrorist.

“Jo tamam terrorist nuk e di pse ju e keni kuptuar konceptin e terrorizmit. Disa prej tyre ishin me uniforma, disa të tjerë ishin me rroba civile por kishin armë”, ka thënë dëshmitari si përgjigje në ato se çfarë tha Keohe.

Dëshmitari ka deklaruar se referimin “terrorist” ndaj grupit të Bajram Morinës e ka thënë padashje.

“Mbase e kam thënë padashje, jo se doja të i ofendoja. Mbase e kam thënë padashje fjalën ‘terrorist. Mbase mund ta kem thënë por e kam thënë në Sukoshiencë. E kam thënë padashje dhe nuk kam dashur të ofendoj askënd”, ka thënë tutje Jeftiq.

Gjatë dëshmisë së tij për ZPS-në me 2020 kishte thënë se ushtarët e UÇK-së kishin gjetur armë në makinën ku ndodheshin Dejan dhe Kërsta Jeftiq dhe Stanko Stankoviq.

“Unë nuk kisha armë në ato momente”, ka shtuar Jeftiq duke pohuar se iu gjet armë në makinën e tyre./BetimipërDrejtësi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img