Qeveria e Kosovës, po synon që përmes një Projektligji, ta bëjë të mundur themelimin e një inspektorati që të kontrollojë zyrtarët në gjithë administratën shtetërore.
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministër Kurti, ka propozuar një Projektligj për Inspektimin Administrativ, me anë të të cilit po tenton të krijojë një Inspektoriat për të mbikëqyrur punën e të gjithë zyrtarëve publik në të gjithë administratën shtetërore.
Sipas këtij Projektligji, inspektorët do të kenë të drejtë të hyjnë në secilën zyrë të zyrtarëve publik dhe të kenë qasje në pajisjet e tyre dhe dokumentet dhe krejt kjo pa kërkuar leje dhe pa ndonjë orar të caktuar
Sipas ligjit, inspektorati do të ketë të drejtën të shqiptojë e ri-shqiptojë gjoba 500-700 euro.
Për këtë, ka reaguar edhe njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, i cili ka thënë se ky inspektorim më shumë ngjanë si polici e brendshme.
“Inspektorati ka kompetencë të iniciojë procedurë disiplinore kundër zyrtarëve publik, të shqiptoj gjobë (500-700 euro), gjoba mund të shqiptohet disa herë radhazi, të ndërpres punën e zyrtarit publik. Ankesën e zyrtarit publik e shqyrton niveli politik, respektivisht një komision i emëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme. Në rast se raportimi konsiderohet i rrejshëm, shpenzimet e procedurës i ngarkohen palës. Ky inspektorat më shumë të ngjanë në një polici të brendshme që ka për qëllim të shantazhoj dhe ushtroj presion psikik mbi zyrtarët publik, sesa që ka për qëllim vendosjen e rregullsisë në administratës publike. Të gjitha fushat e inspektimit aktualisht janë të mbuluara përmes ligjeve të tjera”, shkruan Krasniqi
Ndryshe, muaj më parë Periskopi kishte raportuar edhe një tendencë të Kurti ndaj zyrtarëve publik.
Periskopi pati siguruar dokumentit në të cilin tregohej se si Qeveria Kurti po synon të politizojë stafin civil, për të cilin, kishte debate edhe në Kuvendin e Kosovës.