Nuk do të jetë tamam sikur në kohën e vjetra për Lionel Messi sonte kur ai do t’i prijë sulmit të Paris Saint-Germain ndaj një skuadre në vështirësi si Lorient në Stade Moustoir, por argjentinasi do të kthehet në rolin e tij të zakonshëm si ylli i skuadrës së vet.
Për 17 vjet, Messi ishte i paprekshëm në Barcelonë, aq më tepër në kohët e fundit. Kur Barça kishte telashe për t’i zgjidhur, zgjidhja ishte tipike: “kaloja topin Messit”.
Shtatë Topat e tij të Artë japin dëshmi të bollshme se sa e suksesshme ishte kjo taktikë.
Por qëkur ka kaluar në PSG, atij i është dashur të luftojë për të qenë në qendër të vëmendjes.
Kylian Mbappe ka qenë figura kryesore e PSG-së këtë sezon. Me 15 gola dhe po aq asiste, nuk ka dyshim se 23-vjeçari ka qenë mbi 34-vjeçarin me lehtësi.
Por Mbappe do ta mungojë në takimin e sotëm të PSG-së në udhëtim, për shkak të pezullimit. Neymar, anëtari i tretë me formën më të dobët nga supertreshja, do të mungojë edhe një muaj shkaku i lëndimit.
Kjo do të jetë, për herë të parë, PSG-ja e Messit.
“Nëse ia hedh një sy statistikave, gjashtë muajt e tij kanë qenë të jashtëzakonshëm”, tha Leonardo, drejtori sportiv i klubit, të hënën për Europe1.
Braziliani shtoi: “Nëse e vë në dyshim Messin, e bën sepse nuk kupton asgjë nga futbolli”.
Pavarësisht këmbënguljes së Leonardos, ka pak dyshim se Messi, në ligën vendore të paktën, ka qenë zhgënjim. Derisa ai i ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje në Ligën e Kampionëve, në Ligue 1 e ka shënuar vetëm një gol në 10 paraqitje.