3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Pa marrë ende frymë lirisht nga zjarret e verës, Greqia përballet me përmbytje “apokaliptike”

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur shtëpi dhe rrugë në Greqi ndërsa një person ka humbur jetën pas shembjes së një numri si pasojë e motit të keq.

Stuhia Daniel ka goditur të hënën Greqinë perëndimore dhe qendrore, duke bërë që shërbimet e urgjencës të marrin qindra thirrje për ndihmë. Vendi fqinj përballet me kushte ekstremi moti vetëm disa ditë pas luftës me vatrat masive të zjarrit për vënien në kontroll të të cilave u deshën dy javë.

“Një person vdiq pas shembjes së një muri pranë Volosit, me shumë mundësi për shkak të motit të keq”, deklaroi për Reuters një person nga brigada e zjarrit.

Sipas agjencisë së lajmeve të Athinës, muri u përmbys teksa bariu po tentonte që të shpëtonte kafshët.

Pamjet nga transmetuesi shtetëror tregonin sesi makinat në Volos merreshin nga rrjedha e ujit në brigjet mbuluara nga balta. Po ashtu, një person është shpallur në kërkim në Volos pasi automjeti i tij u mor nga rrjedha e ujit.

“Djali i tij doli (nga makina), por babain e mori uji dhe tashmë po zhvillohet një operacion kërkimi.”

Përmbytjet më të mëdha vendi i ka regjistruar në vitin 2017 kur 25 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të pastrehë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img