Site icon PrishtinaPress

“Pa luftë s’kishin qenë kurrkushi”, Blerim Latifi i tregon për Eskilin Enver Petrovcit 

Analisti politik, Blerim Latifi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e aktorit Enver Petrovci, i cili foli me përçmim për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Ai ka ndarë një histori të dramaturgut të Greqisë antike, Eskili, për të përcjellë një mesazh për debatin që nisi Petrovci.

Postimi i Latifit:

Ripostim me shkas:

Eskili, dramaturgu i madh i botës antike, në prag të vdekjes e gdhendi vetë gurin e varrit të tij dhe zgjodhi epitafin që do të shkruhej në të. Dhe zgjodhi një epitaf që askujt nuk do t’i shkonte në mendje. Në të nuk shkruhej se këtu pushon Eskili, autor i veprave të mëdha të teatrit, por Eskili që mori pjesë në betejat e grekëve me persianët pushtues. Ai nuk donte të kujtohej për shfaqjet e tij teatrore, por si luftëtar për lirinë e atdheut të tij. Mesazhi ishte i qartë: liria është vlera supreme e njeriut. Dhe ne meritojmë të kujtohemi vetëm nëse kemi luftuar për të.

Exit mobile version