1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Pa kontrata e pa kontribut në Trust, sa për qind e punëtorëve paguhen kesh në Kosovë

Numër i madh i të punësuarve në sektorin privat nuk kanë kontrata të punës, madje edhe pagën e marrin kesh e jo përmes bankës.

Njohësit e çështjeve ekonomike dhe sociale thonë se një ndër arsyet e mungesës e kontratave të punës për punëtorët e sektorit privat është se punëdhënësit nuk ua paguajnë taksat.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini për Ekonomia Online tha se diku rreth 22% e punëtorëve në vend kanë deklaruar se paguhen jashtë sistemin bankar.

“Rreth 74% të punëtorëve janë të lajmëruar, rreth 4% nuk janë deklaruar se a kanë kontratë pune a nuk kanë kontratë pune, kurse rreth 22% kanë deklaruar që nuk kanë kontratë pune dhe ata supozohet se në Kosovë paguhen në forma të ndryshme jashtë sistemit bankar dhe sistemit formal”.

Sipas tij, punësimi sezonal, figurimi i punëtorëve në skema sociale, mos pagesa e taksave nga ana e punëdhënësve janë disa nga arsyet e mungesës së kontratave për punëtorët në vend.

“Po pse kjo ndodh janë disa arsye, njëra nga to është ndërmarrjet marrin punëtorë të përkohshëm, për një afat të caktuar sidomos ata sezonal, qoftë në sezonë të pranverës, verës për një kohë të caktuar. Arsye tjetër është se në disa raste punëtorët vetë nuk kanë dëshirë që të kenë një kontratë pune për shkak se janë diku të lajmëruar diku në ndonjë skemë sociale dhe aty e ndiejnë veten më të sigurtë. Tjetër arsye është që punëtorët deklarojnë se punëdhënësit nuk ua paguajnë taksat dhe pse me bë një kontratë.

“Arsye tjetër pse nuk kanë kontratë pune për shkak se dikujt i duken taksat e larta për ti paguar punëtori, ajo pjesa 5% po ata harrojnë dhe nuk dinë që rrezikojnë shumë më shumë edhe shëndetin në punë kur ata nuk i nënshtrohen një kontrate pune”.

Shahini thotë se përpos që ka raste kur punëtorët lajmërojnë se i janë shkelur të drejtat, ka edhe raste kur punëtorët nuk respektojnë orarin e kontratat e punës si dhe shkëpusin kontratat pa paralajmërim.

“Ka shpesh raste kur punëtorët lajmërohen që iu ka shkelur e drejta e tyre, por më shumë ka raste kur operatorët ekonomik ankohen që punëtorët nuk e respektojnë orarin e punës, vendimin dhe kontratën e punës. Punëtorët pa paralajmërim shkëputin marrëdhëniet e punës, iu mbetet vendi i zbrazët pavarësisht që kompania ka investuar me muaj apo vite të tëra në të në trajnime dhe aftësime të tij profesionale. Ai në momentin kur e gjen një vend pune ai ik prej atij vendi edhe për një pagë ndoshta pak më të lartë e që i harron beneficionet apo i harron rrugëtimin e aftësimit të tij profesional për treg të punës”

Përderisa kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi për Ekonomia Online tha se sipas të dhënave të para një viti, pjesa dërmuese e punëtorëve i marrin pagat në dorë me qëllim që punëdhënësit t’iu ikin kontributeve.

“Realisht sipas disa të dhënave që i kemi ne diku para një viti rreth 60 mijë punëtorë, pagat e tyre, pjesa dërmuese është bërë në dorë pasi që po e flas 170 euro ua qesin përmes llogarisë bankare, po me qëllim që t’iu ikin kontributeve është ky numër që rreth 60 mijë punëtorë paguhen edhe përmes parave kesh”

“Kjo po ndodh për arsye se pronarët e kompanive donë t’iu ikin obligimeve që i kanë konform pagës që e paguajnë punëtorin”.

Jusufi thotë se mungesa e kontratave të punës dëmton punëtorët pasi që kontributet pensionale do t’i kenë shumë të vogël.

“Realisht nuk ndikon në papunësi, por ndikon që i dëmton shumë punëtorët e sektorit privat të Kosovës sepse meqë janë shumë punëtorë, në moment që ai duhet ta ketë trustin pensional në një shifër shumë më të madhe ai e ka shumë më të vogël. Kjo normal që do ta dëmtoj punëtorin edhe tash po edhe në moment kur del në pension”.

Azemi the institucionet e vendit e kanë neglizhuar këtë çështje ndër vite edhe pse sipas tij, kanë dërguar shpresa në vazhimësi.

“Institucionet e kanë të dritën ligjore por këto nuk janë duke u bërë dhe ne mendojmë që janë duke e neglizhuar këtë çështje me vite të tëra sepse ne për këtë arsye kemi tërhequr vërejtjen edhe Qeverive të kaluara. E di që me shkresa të protokolluara ka më shumë se 10 vite që i kemi shpreh shqetësimet tona se pronarët e kompanive nuk i paguajnë punëtorët me pagën aq sa edhe paguhen. Një pjesë bukur e madhe paguhet kesh me qëllim që ti ikin obligimeve për trustin pensional”.

Ndonëse ai thekson se ka përmirësim sa i përket këtij aspekti pasi punëdhënësit e kanë vërejtur se punëtorët po u ikin nëse nuk po i’u plotësohen kushtet minimale.

“Kemi një përmirësim të ndjeshëm te punëtorët e sektorit privat të Kosovës, kjo nuk ka ardhur për shkak se Qeveria ka krijuar kushte ose mekanizëm për mbikëqyrje. E gjithë kjo ka ardhur si mungesë e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës pasi që pronarët e kanë vërejtur që nëse nuk i plotëson kushtet minimale, punëtorët po ikin dhe atyre iu shkaktohet dëmi më i madh pasi që për ta edukuar një punëtorë për një punë të caktuar duhet edhe vite po edhe mjete shtesë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img