Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka postuar një video të një librarie në Pejë, ku shihen dhjetëra njerëz në pritje për të blerë libra për fëmijët e tyre.
Këto pamje ai i ka vlerësuar si pa koment.
Në anën tjetër, tollovitë në library të ndryshme në Kosovë janë krijuar për shkak se këtë vit, prindërit janë subvencionuar nga ana e ministrisë së arsimit për t’i blerë vet librat, për dallim nga herat e kaluara, ku shpërndaheshin nga ana e shkollave.
https://www.facebook.com/watch/?v=322937920224432