Shoqëroni vaktet tuaja me këtë sallatë të shijshme dhe të shëndetshme, e cila është e pasur me vitamina
Përbërësit:
– 50 g quinoa;
– presh;
– brokoli,
– kungulleshë;
– vaj ulliri;
– majdanoz;
– ullinj;
– limon.
Përgatitja:
Zieni në avull 50 g kinoe të kuqe.
Bashkë me preshin fërgoni gjysmën e kungulleshës së grirë dhe 1 filxhan brokoli.
Shtoni kinoen e zier, pastaj vajin e ullirit, limonin, majdanozin e grirë dhe disa ullinj të grirë.
Ju bëftë mirë.