Arsenali fitoi 3 me 1 ndaj Leicesterit mbrëmë, ku më meritori ishte Mesut Ozil.
Mesfushori gjerman shënoi një gol dhe bëri një asist në fitoren e skuadrës londineze ndaj ‘Dhelprave’.
Mesut Ozil është bërë lojtari i parë gjerman që shënon më së shumti gola në Angli, përcjell “lajmi.net”.
Mesfushori ka shënuar 30 gola, duke e kaluar kështu ish-sulmuesin e Tottenhamit, Jurgen Klinsmann (29).
Ozil ka filluar që ta rimarr veten, pasi është pensionuar nga Gjermania dhe tani është i fokusuar vetëm te Arsenali.