1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

OVL-UÇK paralajmëron protestë

Ushtruesi i Detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë në oborrin e Kuvendit, në rast së në Kuvend del për lexim të dytë projektligji që heq veteranët nga paga minimale.

Klinaku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të financave, Hekuran Murati, lidhur me çështjen e listave të veteranëve të luftës.

Murati paralajmëroi se me një ligj të ri do të bëhet një verifikim, pasi sipas tij, ligji aktual ka mundësuar që “të hapet dera dhe të rritet numri aq shumë”.

Ndërkaq, Klinaku ka thënë se sa i përket çfarëdo ligji të ri për veteranët, apo amendamentim të ligjeve aktuale në fuqi, “këtë gjë e kemi thënë se kur dhe si mund të bëhet kjo, në shkresën tonë drejtuar qeverisë”.

“Nëse e kanë qëllim që të përgatitet apo manipulohet publiku e pastaj të dalë në Kuvend për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale, e them përsëri se do të jemi përsëri në protesta në oborr të Kuvendit. Veteranë të nderuar, invalidë e familje të dëshmorëve, të jeni të përgatitur që nëse ju thërrasim në protestë, të dilni sa më masovikisht’, ka shkruar në Facebook Klinaku.

Ai ka thënë se çështjen e veteranëve, krerët institucional po e bëjnë për interesa vetanake.

“Prapë filluan sot që t’i bëjnë temë veteranët, e që për mendimin tim kjo bëhet vetëm për vota, prandaj nuk duhet që t’iu besohet”.

Sa i përket asaj se si qeveri kanë bërë disa hapa që të vijnë në një gjuhë të përbashkët me shoqatat e dala nga lufta dhe subjektet opozitare, kjo sipas Klinakut nuk qëndron.

“Absolutisht nuk është e vërtetë, sepse që nga shkresa e dërguar te kryeministri urti, nuk ka pasur më asnjë kontakt në mes nesh e rreth kësaj teme”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img