12.7 C
Pristina
Saturday, March 29, 2025

Buy now

spot_img

OVL-UÇK kundërshton shtrenjtimin e rrymës: E papërballueshme, rëndon veteranët financiarisht

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një reagimi publik ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me paralajmërimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Në reagim thuhet se “shtrenjtimi i energjisë elektrike rëndon edhe më shumë gjendjen e veteranëve, të cilët nga qeveria, gjatë këtyre katër viteve, janë lënë në harresë dhe përballen me vështirësi të mëdha financiare”.

“Kërkojmë nga ZRRE, Qeveria dhe Kuvendi që të jenë në mbrojtje të interesit publik dhe të mos lejojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike, pasi kjo rritje është e papërballueshme për veteranët e luftës dhe familjet e tyre. Si Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e mbështesin iniciativën qytetar #AsnjeCentMaShume dhe e kundërshtojmë fuqishëm çdo tentativë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, sepse një vendim i tillë do të rëndonte edhe më shumë gjendjen financiare të veteranëve të luftës”, thuhet në reagim, raporton Periskopi.

Tutje, thuhet se presin që reagimet e tyre dhe të qytetarëve të merren parasysh dhe që institucionet përgjegjëse të mbrojnë interesin e qytetarëve, veçanërisht të veteranëve të luftës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img