0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

OVL-UÇK i përgjigjen Uashingtonit rreth numrit të veteranëve

Uashigtoni zyrtarë ka treguar së fundi statistika zyrtare sa i përket numrit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie gjatë një ligjerate me disa studentë ka theksuar se në arkivin e tyre nuk janë më shumë se 15 mijë veteranë.

Ai pret hetime të mëtejme për numrin e luftëtareve të pasluftës.

Lidhur me këtë çështje, “Indeksonline”, ka konktaktuar Kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin, i cili nuk e kundërshton deklaratën në fjalë, mirëpo, thotë se numri i veteranëve është më i madh.

Sipas Gucatit, numri i tyre sillet diku rreth 22 mijë veteranë.

“Deklaratën e diplomatit amerikan nuk e kundërshtojë, por ata është dashur me shti edhe mjekësin dhe logjistikën, numri përafërsisht sillet diku rreth 21-22 mijë veteranë. Më shumë se 15 mijë veteranë janë. Unë pajtohem me deklaratën në fjalë por ky numër duhet me u reduktu Prokuroria sa më shpejt të merr hapa konkrete”, ka thënë Gucati për Indeksonline.

Ndryshe, diplomati nga SHBA i bëri thirrje politikanëve kosovarë të heqin dorë dhe mos të përzihen nga hetimet për drejtësi, sidomos kur është puna për korrupsion.

“Kosova duhet të jetë e përkushtuar për sundimin e ligjit”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img