Site icon PrishtinaPress

OVL e UÇK-së nis me lëshimin e vërtetimeve për lirim nga pagesa e semestrave

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, selia qendrore në Prishtinë, ka filluar me lëshimin e vërtetimeve për lirim nga pagesa e semestrave.

Kryetari i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, iu ka bërë thirrje studentëve që të ngritin padi ndaj fakulteteve përkatëse nëse nuk lirohen nga pagesat me vërtetimet e lëshuara nga OVL, transmeton Klan Kosova.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, gjithmonë ka lëshuar vërtetime për lirim nga pagesa e semestrave, dhe këtë është duke e bërë edhe tani”.

“Edhe pse Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, e ka obligim ligjor ofrimin e shërbimeve për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, nuk po e realizon këtë për shumë nga ju për shkak të gabimeve teknike”.

“Siç jemi të informuar, shumë nga ju nuk mund t’i merrni vërtetimet në ZÇKDL e UÇK-së për shkak të atyre gabimeve dhe po ju dërgojnë në prokurorinë speciale për kopje të aplikacionit, gjë që vonesat atje ua pamundësojnë realizimin e të drejtave ligjore”.

“Nëse tani, në fakultetet e Universitetit të Prishtinës, nuk liroheni nga pagesa e semestrit me vërtetimet që ua lëshon Organizata e Veteranëve të Luftës, selia qendrore në Prishtinë, ju bëj thirrje që t’i ngrisni padi, qoftë fakultetit përkatës, qoftë ZÇKDL e UÇK-së”./Prishtinapress/

Exit mobile version