3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

OVL e UÇK-së: Kërkesa e Thaçit për ndëshkimin e veteranëve të rrejshëm e vonshme!

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka kërkuar që të zhvillohen hetimet që janë bërë me listat e veteranëve. Sipas Thaçit, qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë qartësi të plotë për këtë proces të rëndësishëm, në mënyrë që vetëm veteranët e vërtetë të përfitojnë nga përkrahja institucionale.

Ai ka kërkuar ndëshkim maksimal nga organet e drejtësisë. Lidhur me këtë reagim, është deklaruar OVL-UÇK.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati deklaroi se presidenti Thaçi është dashtë që kërkesa e tillë të bëhet më herë.

“Ne e përshëndesim kërkesën e Thaçit, dhe kërkojmë nga prokuroria të zbardhet rasti. Kjo iniciative e Thaçit është dashur të merret më herët. Ka reaguar pak me vonesë, por më mirë vonë se kurrë”, ka thënë ai në prononcim për “Indeksonline”.

Vlen të përmendim faktin se sipas prokurorit të dorëhequr janë dikur rreth 19mijë veteranë lufte të rrejshëm, të cilët buxhetit të Kosovës i kushtojnë mbi 38 milionë euro në vit. Nga 37 mijë e 771 përfitues 36 mijë e 86 veteranë luftëtarë dhe 1 mijë e 685 familje. Në total, janë shpenzuar 6 milionë e 398 mijë e 235 euro. Prej tyre 6 milionë e 189 mijë e 135 për t’i paguar veteranët e 209 mijë e 118 për familje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img