2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osteoartriti mund të prekë gati një miliard njerëz deri në vitin 2050

Forma më e zakonshme e artritit, osteoartriti, prek 15% të popullsisë globale mbi moshën 30 vjeç mendohet se deri në vitin 2050 rreth një miliard njerëz do të preken nga kjo gjendje, thonë studiuesit.

Obeziteti është një kontribues kryesor i osteoartritit dhe në vitin 2020 ishte përgjegjës për afërsisht 20% të paaftësisë së osteoartritit, ku nyjet bëhen të dhimbshme dhe të ngurtësuara.

Sipas të dhënave të një studimi të botuar në The Lancet Rheumatology, rastet në tre dekadat e fundit janë rritur fuqishëm për shkak të tre faktorëve kryesorë plakjes, rritjes së popullsisë dhe obezitetit.

Gjunjët dhe ijet janë zonat më të prekura nga kjo sëmundje. Po ashtu sipas studimit, gratë janë më të rrezikuara nga kjo gjendje se sa burrat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img