3.8 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

spot_img

Osmani zhvilloi biseda telefonike me liderë e partnerë ndëkombëtarë, pas sulmit të fundit terrorist

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pasur një aktivitet të ngjeshur diplomatik sot.

Ajo pas sulmit të fundit terrorist që ndodhi të premten e kaluar në kanalin e Ibër Lepencit, zhvilloi biseda telefonike me liderë e partnerë ndëkombëtarë, njofton Klankosova.tv

E para e shtetit të Kosovës, përveç përfaqësuesve të shumë vendeve të tjera mike, përfshirë presidentë shtetesh, bisedoi së fundi edhe me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy dhe zëvendëssekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien.

Presidentja i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc, njofton Klankosova.tv

Diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë./Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img