Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë sot se Kosova është Evropë.
Këtë reagim, e para e vendit, e bëri pasi kryeministri Kurti dorëzoi në Çeki aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian.
“Ne zgjodhëm Evropën, sepse ne jemi Evropë!
Republika e Kosovës sot ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në BE, duke përmbushur ëndrrën dhe aspiratën e popullit tonë për të na parë pjesë të familjes së Bashkimit Evropian” shkroi presidentja në Twitter, duke publikuar edhe dokumentin e aplikimit.