19 C
Pristina
Sunday, October 27, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Zgjerimi i rrjetit tek “Banesat e Bardha” prioritet i yni, po bëjmë maksimumin të fillojmë këtë vit

Kryeshefi Ekzekutiv i Ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka thënë se zgjerimi i rrjetit të ngrohtores tek “Banesat e Bardha” është prioritet i tyre, ndërsa përpjekjet po i bëjnë që të fillojnë punimet këtë vit.

Osmani ka thënë për Ekonomia Online se si shkak i mosndarjes së mjeteve, këtë projekt   synojnë ta përfundojnë me mjete vetanake, ndërsa jashtë projektit kanë mbetur edhe pesë lagje tjera.

Ai ka njoftuar se janë duke punuar çdo ditë që punët në këtë pjesë të qytetit të fillojnë sa më shpejt.

“Tani jemi në më pak se dy muaj deri në fillimin e sezonës të ri të ngrohjes atij 2024-2025 dhe jemi në përgatitjet finale që potencialisht problemet ose avarit të cilat i kemi pasur në sezonën e kaluar ti rregullojmë dhe të hyjmë në një sezon më të mirë se sa që ka qenë vitin që po e lëmë pas. Prej fillimit të mandati tonë, tash afërsisht dy vite prioriteti kryesor për ne ka qenë kyçja në sistem e banesave të Bardha në Prishtinë, pra lagjja e cila që nga pas lufta ka mbetur si e tillë. Siç e dini edhe qytetaret janë të njoftuar në atë pjesë, ne i kemi bërë të gjitha analizat, të gjitha përgatitjet për të filluar një zgjerim në pjesën e banesave të Bardha, mirëpo fatkeqësisht edhe pas ndihmës nga komuna e Prishtinës dhe bllokadave të cilat i patëm në vazhdimësi ne nuk arritëm që të marrim ndihmën e Komunës së Prishtinës prej 5 milion euro fond i cili është ndarë në vitin që lamë pas. Jemi në një situatë të re në të cilën ngrohtorja me mjete vetanake po e bënë të pa mundurën që të filloj këtë vit zgjerimin e rrjetit në lagjen e ‘Bregut të Diellit’ dhe kemi shpresë, po punojmë çdo ditë që kjo të filloj sa më shpjet që është e mundur”, ka thënë ai.

Osmani ka thënë se tek “Banesat e Bardha” dhe në lagjen 44-katërshe janë duke bërë përpjekjet që punimet të fillojnë këtë vit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img