Site icon PrishtinaPress

Osmani: Zgjedhja e Abazoviq kryeministër, arritje e rëndësishme për shqiptarët e Malit të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Dritan Abazoviq, për zgjedhjen kryeministër i Malit të Zi. Ajo, ka thënë se zgjedhja e tij në këtë pozitë kyçe, është arritje e rëndësishme për shqiptarët e Malit të Zi.

Presidentja Osmani e ka parë si pozitive për demokracinë zgjedhjen kryeministër të Abazoviq.

“Sot Mali i Zi votoi qeverinë e re të udhëhequr nga z. Dritan Abazoviq. Në këto kohë kur kontinenti ynë sfidohet nga autokratët dhe kur vazhdimisht sulmohen vlerat demokratike, është jashtëzakonisht premtuese të shohësh në krye të institucioneve të një vendi fqinj një mik me të cilin ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës i ka uruar punë të mbarë Abazoviqit, duke thënë se bashkëpunimi bilateral mes dy shteteve, do të intensifikohet.

“Sot është po ashtu një arritje e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi. Kosova dhe Mali i Zi gëzojnë raporte të shkëlqyera e jam e sigurt se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet githnjë e më shumë. Urime e punë të mbarë, Kryeministër Abazoviq!”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version