Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, i fton qytetarët që të përgatiten nesër për përballjen Osmani-Vuçiq në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Ai shkruan se presidentja Osmani përfaqëson demokracinë dhe lirinë ndërsa Vuçiq “mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”.
“Nesër në orën 16:00 në KS të OKB-së, përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta: Presidentes të Kosovës, që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të Serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, ka shkruar Sadriu.