Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se djegia e shtëpisë së familjes serbe Joziq në Istog është një akt i papranueshëm.
Në Twitter, ajo ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë në shtëpinë në fjalë.
“Djegia e shtëpisë së familjes Joziq është një akt i papranueshëm. Një akt kundër Republikës sonë”.
“Ndërsa ne po rindërtojmë shtëpinë e tyre, ne jemi të përkushtuar të sigurohemi që ata të ndihen të sigurt”, ka thënë Osmani.
