22.3 C
Pristina
spot_img

Osmani viziton Nokia-n në Helsinki – diskutuam për mundësinë e investimeve në Kosovë 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar një vizitë të rëndësishme në selinë e kompanisë Nokia në Helsinki, ku u prit me një mikpritje të ngrohtë nga drejtuesit e këtij gjigandi të teknologjisë.

Në një postim në ‘X’, Osmani ka falënderuar Nokia-n për pritjen e ngrohtë dhe ka shprehur kënaqësinë për mundësinë e vizitës, duke theksuar sukseset historike të kompanisë, të cilat, sipas saj, pasqyrojnë shpirtin inovativ të Finlandës. 

Ajo u shpreh: “E falënderoj Nokia për mikpritjen e jashtëzakonshme dje në Helsink. Ishte një kënaqësi të shihja sukseset e tyre historike dhe ato që vazhdojnë, të cilat tregojnë shpirtin inovativ të Finlandës. Kemi pasur një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrat për të sjellë investimet e Nokia-s në Kosovë, vendi i rinisë më të shkathët teknologjikisht në rajonin tonë.”

Takimi u fokusua kryesisht në mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të mundshme të Nokia-s në Kosovë, duke e theksuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë kosovare në sektorin e teknologjisë.

Ajo shtoi se Kosova është një vend me mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës teknologjike dhe për përforcimin e lidhjeve me investitorët ndërkombëtarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img