Site icon PrishtinaPress

​Osmani viziton Klinikën e Onkologjisë e Kirurgjisë së Fëmijëve, mirënjohje për punën e stafit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve.

Ajo ka shkruar në Facebook se puna e jashtëzakonshme që bën stafi në këto klinika, jep shpresë e forcë për këta fëmijë dhe për prindërit e tyre që ndiejnë dhimbjen më të madhe të jetës së tyre.

“Si çdo fundvit, edhe sivjet vizituam më të vegjlit tanë në Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve. Mirënjohje e thellë për punën e gjithsecilit, duke ofruar jo vetëm shërbime mjekësore, por edhe dashuri e përkrahje të pafund”, ka shkruar Osmani.

Exit mobile version