Site icon PrishtinaPress

Osmani: Vizita e Stoltenberg vjen në një moment përcaktues për paqen dhe sigurinë, jo vetëm në rajon, por në botë

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, është pritur sot në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit dhe konferencës për media, Osmani ka shkruar në Facebook, duke thënë se “vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, vjen në një moment përcaktues për paqen dhe sigurinë, jo vetëm në rajon, por në të gjithë kontinentin tonë”.

“Kosova është e vendosur për të ardhmen e saj, prandaj në takimin e sotëm, ritheksova rëndësinë urgjente të anëtarësimit në NATO, duke filluar me përfshirjen e vendit tonë në Partneritetin për Paqe”, ka shkruar Osmani.

“Në një rajon të sfiduar nga planet destabilizuese të Serbisë, bashkëpunimi me aleatët tanë në NATO është i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë”, tha Osmani

Exit mobile version