Presidentja Vjosa Osmani ka dërguar dy këshilltarë të saj në varrimin e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, për t’i dërguar familjes një telegram ngushëllimi në emër të saj, si dhe një kurorë po ashtu në emër të presidentes.
Këshilltari Ismet Krasniqi dhe gjeneral Sefer Isufi, këshilltar ushtarak i presidentes, bënë homazhe gjithashtu në Skenderaj në palestrën “Ilaz Kodra”.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nga ora 15:00 në fshatin e tij të lindjes, në Burojë.
Osmani aktualisht ndodhet në Berlin të Gjermanisë ku mori pjesë si folëse në “The World Forum”.