8.7 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Osmani vendos në fund të prillit për Kryeprokurorin e Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka propozuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, por vendimin për dekretimin ose jo të tij nuk e ka marrë ende presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rreth një vit pas propozimit të Isufajt, Zyra e Presidentit të Kosovës ka thënë se një vendim rreth dekretimit ose jo të Kryeprokurorit të Shtetit do të merret në fund të muajit prill.

Afati për nxjerrjen e një vendimi, sipas Bekim Kupinës, këshilltarit për media të presidentes Vjosa Osmani, ndërlidhet me procedurat gjyqësore të hapura nga kundër-kandidatët e Blerim Isufajt në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit.

“Presidentja e ka sqaruar publikisht se duke qenë se ka pasur kontestim në rrugë gjyqësore të procedurave të zhvilluara në KPK nga disa nga kundërkandidatë, Presidentja do të pres shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore që kanë në dispozicion kundërkandidatët e pakënaqur, të cilët ndodhen në procedura gjyqësore”.

“Afatet për një kontestim të tillë përfundojnë në fund të muajit prill, prandaj Presidentja do ta marrë vendimin pas shterimit të këtij afati, sepse e kundërta do të ishte ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, ka deklaruar Kupina.

Më 6 prill të vitit të kaluar, Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte propozuar Blerim Isufajn për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kishte thënë se procesi i përzgjedhjes ishte “plotësisht legjitim”, pavarësisht prej kundërshtimeve që procesi kishte hasur nga organizatat e shoqërisë civile dhe ambasadat e huaja në Kosovë.

KPK-ja kishte deklaruar se ka zhvilluar “të gjitha procedurat e parapara dhe në përfundim ka propozuar për emërim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj”. Procedurat, sipas KPK-së, janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Javën e kaluar, KPK-ja i kërkoi presidentes që ta trajtojë urgjentisht propozimin për dekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img