Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë në Lituani.
Ajo, përveç takimeve me liderët e shtetit, sot ka bërë homazhe edhe te Varrezat e Antakalnis, ku pushojnë të rënit e luftës.
“Në varrezat e Antakalnis, vendosa një kurorë lulesh në kujtim të të rënëve në luftën e Lituanisë për rimarrjen e pavarësisë së saj. Trimëria e tyre hodhi themelet për Lituaninë e sotme liridashëse dhe demokratike”, ka shkruar Osmani në Twitter.