Site icon PrishtinaPress

Osmani: Vendimi i GjND-së para 14-vjetëve e betonoi faktin se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Kosovo President Vjosa Osmani stops to speak with journalist on arrival at the Europe Summit in Granada, Spain, Thursday, Oct. 5, 2023. Some 50 European leaders are gathering in southern Spain's Granada on Thursday to stress that they stand by Ukraine, at a time when Western resolve appears somewhat weakened. Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy will be there to hear it. (AP Photo/Fermin Rodriguez)

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë para 14-vjetëve e konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Sipas saj, ky vendim historik betonoi faktin se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

“Mbetet një thirrje për veprim për vendet në mbarë botën që ende nuk e kanë njohur Republikën tonë sovrane ta bëjnë këtë”.

“Duke u mbështetur nga ky moment historik, ne do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të forcuar pozitën tonë globale, duke u siguruar që Kosova të jetë një anëtare aktive dhe e përkushtuar e bashkësisë ndërkombëtare. Të jesh anëtar i ekipit ligjor që përfaqësoi Kosovën para GJND-së në këtë rast historik do të mbetet një nder i jetës”, ka thënë Osmani.

Exit mobile version